Lajmi i Fundit
  1. Në mesjavë takimet e rrethit të parë të Kupës për hendbolliste
  2. Vushtrria – Prishtina, ndeshja e radhës.
  3. Kryendeshja e hendbollisteve nuk jep fitues
  4. Prishtina – Kastrioti, ndeshja më interesante te hendbollistet

Historia

Hendbolli i Kosovës, histori e gjatë .

Hendbolli në Kosovë ka krijuar një histori të bujshme dhe të veçantë. Janë shumë personalitete të shquara, jo vetëm sportive, të cilat me zotimin e tyre bënë që ky sport të nisë një rrugë tejet të frytshme, në të cilën kanë hise shumë breza që nga viti 1948 e deri në mbyllje të shekullit të 20-të, për të dalë në shekullin e ri me një cilësi më domethënëse .

Më 1950, periudha e hendbollit të madh
Në vitin 1950 fillon periudha e dytë e zhvillimit të sportit kosovar. Nuk lidhet kjo vetëm me punën e 4-5 vetave, sepse me 4-5 njerëz nuk fillon jeta… Mirëpo, pikërisht këta erdhën si njerëz të shkolluar vetëm për kulturë fizike, vetëm për edukimin e nxënësve në zhvillimin e kulturës fizike. Atëherë nisën të punojnëorganizatat e ndryshme .

Gjashtë topat e hendbollit të vogël në Normalën e Prishtinës
Me ardhjen e Xhavit Spahiut në Normalen e Prishtinës, në shtator të vitit 1953, hapet një faqe e re e veprimtarisë sportive, pikërisht në sportin e hendbollit.

Liga e femrave me gjashtë skuadra
Në kampionatin 1962/63, për dallim nga periudha e shkuar, Këshilli i Hendbollit vendosi që Liga e femrave të zhvillohet në mënyrë të rregullt.
Në kampionatin e ri u paraqitën gjashtë skuadra: Kosova e Prishtinës, Partizani i Mitrovicës, Prizreni, Partizani i Gjakovës,
Borci i Ferizajt dhe Partizani i Gjilanit .  Një vit më herët garat e ekipeve femërore nuk patën shkuar si duhet. Për këtë shkak, në përfundim të kampionatit, nuk dihej se cili ishte kampioni i Ligës së Kosovës në konkurrencën e femrave.
Këshilli u detyrua të organizojë turneun në Prishtinë në të cilin ngadhënjeu Prishtina, e cila fitoi të drejtën që të marrë pjesë në garat kualifikuese për rang më të lartë. Për të mos u përsëritur gjërat e tilla edhe në këtë kampionat, Këshilli vendosi që Liga të funksionojë
sipas rregullave që i përkasin.

Kaqusha Jashari, ndër hendbollistet e para shqiptare atëherë në kosovë

 

Kampionë: Kosova e Prishtinës dhe Vëllaznimi i Gjakovës
Kampion i Kosovës në konkurrencën e femrave u bë Kosova e Prishtinës, e cila i fitoi të gjitha ndeshjet dhe menjëherë u paraqit për kualifikimet për rang më të lartë. Ndërsa, në konkurrencën e meshkujve kampioni u përcaktua në xhiron e fundit.

Prizreni dhe Kosova e Prishtinës, kampionë të vitit 1963/64
Në ndërkohë, Liga e femrave assesi të konsolidojë radhët. Në një shkrim të botuar në gazetën “Rilindja”, të datës 1 shkurt 1964, ndër të tjera thuhet “Edhe në rastin e formimit të Ligës hendbollistike të Kosovës për femra u dyshua mjaft në suksesine saj; madje disa parashikuan “jetë” të shkurtër.
Prandaj, Këshilli hendbollistik i Kosovës,qysh në fillim të formimit të kësaj lige mjaft mirë, pati studiuar mundësitë e ekipeve edhe në gara, dhe në bazë të të gjitha rrethanave vendosi që Liga të numëroj tetë anëtare.
Kosova e Prishtinës
luajti kundër Zheleznicarit të Nishit. Së pari, fituan me rezultat 6:5 (2:4), për të humbur më pas me Nishin me rezultat të lartë 13:2 (4:0) dhe nuk u kualifikuan në garat e mëtejme.

Kosova e Prishtinës

e para nga e djathta shyhrete pavataj

 Nuk ka hendboll për femra

Në një shkrim të botuar në gazetën “Rilindja” të datës 7 tetor 1964 hedhet dritë rreth çështjes së hendbollit femëror, i cili edhe më tej ishte në krizë dhe assesi nuk po arrinte ta merrte veten dhe të kishte sukses sa i përket stabilizimit të rregullt të Ligës së Kosovës. Që nga viti 1960 e deri më 1964, në forma të ndryshme, u mbajtën garat në këtë konkurrencë. Pas ndryshimeve të sistemit të garave, që i diktoi Serbia, Liga sikur u shpart-allua. Këshilli i Hendbollit vlerësoi se zhvillimi i hendbollit në konkurrencën e femrave ishte në ngecje. Faji kryesor për një gjendje të tillë qëndroi në botëkuptimin tejet të mbrapshtë të të gjitha organizatave politike dhe shoqërore, por edhe sportive dhe të gjithë atyre prijësve të cilët qëndrojnë në krye të zhvillimit të edukatës fizike në komuna.

Në këtë periudhë nuk ka gara sistematike në konkurrencën e femrave. Në fund të këtij shkrimi shtohet pyetja: ”A thua çfarë rruge është kjo që pas katër vitesh të ekzistimit të Ligës së Hendbollit të Kosovës në konkurrencën e femrave, tash mos të kemi kurrfarë garash në hendbollin femëror?!”
Kampet me të rinj, ardhmëria e hendbollit kosovar

Kampionati nis me vonesë

Për shkak se në shtator të vitit 1972 u mbajtën Lojërat Olimpike në Munih të Gjermanisë, edicioni vjeshtor filloi me vonesë.
LOKF -e Kosovës kishte organizuar pjesëmarrjen e punonjësve sportivë të Kosovës në Lojërat Olimpike të Munih.
Disa ekipe nuk i kishin përmbushur detyrimet ndaj LH të Kosovës, andaj nuk u zhvilluan të gjitha takimet e sezonit pranveror,
kështu që tabela përfundimtare e kampionatit të viti 1972-1973, vlen të theksohet se Drenica ishte tërhequr nga garat, kurse kampion shpallet
ekipi i Bozhurit të Gjilanit.
Morën pjesë 12 skuadra: Bozhuri, Drenica,Prizreni, Kosova (P), Deçani, Vëllaznimi, Kosova(V), Trepça, Borci, KXEK Kosova, Llapi dheBuduçnosti.
Titullin e kampionit në konkurrencën e femrave e fitoi Kosova e Prishtinës .

Klubi i hendbollit Kosova e Prishtinës, emblema e hendbollit kosovar për femra, udhëhiqej nga organizatorja e
madhe, luljeta bajçinovci, dhe lojëtaret tjera salihu-loshi, suzana sadiku, kimete konjusha-dida…

 

Prishtina
1982/83

Sporti dhe ekonomia
Në këtë mënyrë u pa qartë se tashmë kishte nisur të bëhet realitet lidhmëria e domosdoshme sporti-ekonomia, që ishte e arritura më e madhe gjatë viteve të 80-ta, kur sporti i Kosovës po bënte emër edhe në arenën ndërkombare. Edhe Universiteti i Prishtinës gjatë viteve të 80-ta luajti rol të rëndësishëm në përparimin e sportit të Kosovës. Lidhja e Kulturës Fizike e Universitetit, së bashku me afro 20 klube të saj në të dy konkurrencat, ishte njëvatër tejet e rëndësishme e sportit, nga e   cila dolën shumë emra sportistësh kulmorë,trajnerësh a drejtuesish të sportit që edhe sot janë figura qendrore të sport. Pikërisht këtu doli edhe klubi i hendbollit Universiteti, i cili për pak kohë arriti të shënojë rezultate të suksesshme.
Këtë cilësi Universiteti e dëshmoi pikërisht në kampionatin 1983-1984, kur pas përfundimit të stinorit vjeshtor zuri vendin e dytë me 13 pikë, dy më pak se ish-anëtari i Ligës së dytë qendrore Bozhuri. Edhe pse kishte rezultate të mira në konkurrencën a seniorove, “thembër e Akilit”,mbetej puna me grupmoshat e reja. Vetë kampionati i Kosovës për të rinj, që u mbajt më 15 janar 1984 në Mitrovicë, dëshmoi se me të rinjtë nuk ka nisma të mbara. Në këtë kampionat morën pjesë vetëm tri ekipe: Trepça, Drenica dhe Prizreni, ndërkohë që sipas vlerësimeve cilësia ishte nën nivelin e duhur.
Kampion u bë Trepça, pas fitores bindëse kundër Drenicës me rezultat 26:16 (14:10).Kjo zaten edhe ishte shtysë që në Prizren të nisë punën shkolla e hendbollit, e cila që nga shtatori i vitit 1983 punonte me më se 40 nxënës të klasave të teta dhe të viteve të para të shkollave të mesme. Me këtë shkollë ndër të tjerë punonin edhe Ilir Berisha dhe Nexhat Sharani. Në ndërkohë, Borci i Ferizajt nuk po ia dilte do të stabilizohej në elitë, por prore ishte më i
mirë në Ligën e dytë. Në po këtë rang garash Trepça dhe Prishtina bënin përpjekje për mbetje në ligë .

Në kampionatin 1983/84,
Ligën e parë A të Kosovës e përbënin këto skuadra: Në konkurrencën e femrave, ndërkaq, ishin këto skuadra: Prizreni, Deçani, Drenica, Trepça, Kosova (V), Vëllaznimi, Borci, Llapi dhe Elektrockonomia. Titullin e kampionit e fitoi Trepça e Mitrovicës. Në ndërkohë, në Ligën e dytë nga Kosova bënin gara Prishtina dhe Mokra Gora.

Kampionë -Prishtina
Në kampionatin 1986/87, në Ligën e parë të Kosovës për femra, morën pjesë këto skuadra: Prishtina, Samadrexha, IMK Çeliku,
Minerali, Integji, Borci II, Fapolli, Trepça II dhe Pompat me piston. Titullin e kampionit e fitoi Prishtina

Prishtinaset pësuan bindshëm…
Për dallim nga Kosova e Vushtrrisë hendbollistet e Prishtinës pësuan me rezultat bindës 21:17. Loja e tyre nuk solli fryt as në pjesën e parë, kur u mbyll me rezultat 11:5 për Shkupin, as në fund kur çdo gjë fliste në të mirë të shkupjaneve. Mihrije Basholli dhe kapitenia e Prishtinës, Sebahate Neziri, të cilat shënuan nga 5 herë dhe Lule Hoxha me 6 gola, nuk arritën të bëjnë kthesë në rezultat. Të dy skuadrat patën bërë një organizim
të mirë. Në Svetozarevë nga Vushtrria shkuan afro 500 shikues, ndërsa nga Prishtina, klubi organizoi falas shkuarjen e adhuruesve në vendin e ngjarjes, në Svetozarevë.

Prishtina,
1986/87


Në kampionatin e Kosovës për vitin 1987/88
Në Ligën e parë të Kosovës, në konkurrencën e femrave u paraqiten këto skuadra: Borci, Elektroekonomia, Samadrexha, M. Gora,
Mirusha e Klinës, Prizreni, Vëllaznimi, Kosova (V),Trepça, Drenica dhe Deçani.Titullin e kampionit e fitoi Samadrexha .

Në kampionatin 1988/89,
Në Ligën e parë, në konkurrencën e femrave, u paraqitën 10 skuadra: Drenica, Prizreni,Mokra Gora, Vëllaznimi, Samadrexha, Elektroekonomia,
Trepça, Deçani, Kosova (V) dhe Mirusha. Titullin e kampionit e fitoi Elektroekonomia. Pas mbarimit të stinorit vjeshtor, skuadrat patën këtë renditje: 1. Prishtina, 2. Bozhuri, 3. Deçani e kështu me radhë. Pra, këto tri skuadra konkurrojnë për titullin e kampionit.

Prishtina me kurora

Derisa kampionati paraprak 1995/96 u zhvillua në katër grupe, edicioni i ri 1996/97 sjell risi sa i përket organizimit të garave, sepse tanimë garat zhvilloheshin në dy grupe, duke fituar në cilësi dhe masivitet. Tani në garat e kampionatit 1966/97 morën pjesë 16 skuadra në konkurrencën e meshkujve, të ndara në dy grupe.Liga e femrave përbëhej prej gjashtë skuadrave: Vjosa, Prishtina, Kastrioti, Besa, Drita dhe Trepça.Pas përfundimtares, që u organizua nëDrenas, Besa e Pejës fitoi titullin e Kampionit. Pjesëmarrës të pjesës finale ishin edheTrepça, Drita dhe Llapi.Ishte Besa që fitoi edhe Kupën e Kosovës, që u zhvillua në terrenin e Gërmisë piktoreske në Prishtinë, ku pati edhe një incident pas ndeshjes, por fatmirësisht nuk pati ndonjë epilog më të theksuar.Në konkurrencën e femrave më të mirat ishin hendbollistet e Prishtinës. Po kjo skuadër ishte edhe fituese e Kupës së Kosovës. Finalja u zhvillua në Prishtinë, në Gërmi, ku atëherë luheshin ndeshjet e hendbollit.Ne garat e të rinjve më e mira ishte skuadra e Llapit, e cila si në edicionin e kaluar 1995/96 kur ngadhënjeu në Gjakovë, prapë finalja u përsërit pasi fitoi Llapi, me të vetmin ndryshim se finalja u zhvillua në Samadrexhë. Komisioni i garave në edicionet 1995/96 dhe 1996/97 ishte në përbërje: Nexhat Sharani, Qemajl Dylatahu dhe Genc Buçinca.

 

Kampionati 1997/1998 u zhvillua vetëm një stinor
Për shkak të gjendjes së luftës ky kampionat nuk pati edhe pjesën pranverore, titujt e Kampionit vjeshtor i fitoj : Samadrexha

‘Kampionati i papërfunduar’

Kampionati 1997/98 nuk u mbyll përmes dy stinorëve, siç e kërkojnë rregullat. Kjo ndodhi për shkak të dhunës së paparë që ushtronte pushteti serb ndaj shqiptarëve të Kosovës, si rezultat i së cilës nisi edhe lufta për çlirimin e Kosovës, që siç dihet zgjati deri më 10 qershor të vitit 1999, kur u nënshkrua Marrëveshja e Kumanovës. Po këto ngjarje bënë që të mos zhvillohet as kampionati vijues 1998/1999.
Pikërisht për këtë arsye, ishte mbledhja e tridhjetë e Kryesisë së Lidhjes së Hendbollit të Kosovë, që u bë më 24 korrik të vitit 1999, nëlokalet e Bankës në Gjilan, në të cilën pos të tjerash Mexhit Devaja, kryetari Kryesisë pati propozuar që “kampionati 1997/1998 të mbetet në histori si kampionat i papërfunduar ashtu siç është edhe kampionati 1998/1999 – që mbeti si kampionat i pafilluar’.Paraprakisht pati disa propozime. Taib Kabashi,
i Trepçës propozoi që për kampionatin 1997/1998 të luhet përfundimtarja për dy apo katër skuadrat e para dhe të nxirret kampioni. Të njëjtin mendim e ndau edhe Fatmir Muhaxhiri i Pejës, ndërkohë që Izet Gjinovci propozoi që kampionati 1997/1998 të përfundojë ashtu siç ka përfunduar në vjeshtë. Haki Baftiu propozoi dhe uroi vendin e parë për skuadrën e cila vjeshtën e ka përfunduar në vendin e parë në konkurrencën e femrave.
Pas të gjitha këtyre propozimeve, që pothuaj ishin të përafërta me propozimin e Mexhit Devajës, unanimisht u miratua propozimi i kryetarit.
Rreth kësaj çështjeje ishte bërë fjalë edhe në mbledhjen e datës 3 maj që u bë në lokalet e Federatës së Hendbollit të Kosovës në Prishtinë. Pas shumë trajtimesh, Kryesia mori  vendim që “për shkak të luftës së zhvilluar në Drenicë dhe në Deçan, si dhe gjendjes shumë të tensionuar në Kosovë, garat e stinorit pranveror të kampionatit 1997/1998 nuk do të mbahen dhe shtyhen deri më 31. 5. 1998”. “Në qoftë se gjatë kësaj kohe krijohen kushtet për vazhdimin e garave, atëherë Kryesia e FHK-së autorizoi Komisionin e garave që të gjejë variantet më të përshtatshme për  vazhdimin e garave të stinorit të përmendur më lart. Në të kundërtën, vendim përfundimtar do të bjerë Kryesia e FHK-së në mbledhjen  e vet të rregullt, e cila mendohet të mbahet në muajin maj, ose në fillim të muajit qershor të këtij viti (1998, v.j.)”. Mirëpo, të gjitha këto nuk u bënë realitet, ngase Kosova ishte përfshirë e tëra në luftë.
Mexhit Devaja,kryetari Kryesisë,pati propozuar që “kampionati 1997/1998 të mbetet në histori si kampionat i papërfunduar ashtu siç është edhe kampionati 1998/1999 – që mbeti si kampionat i pafilluar’.

Lufta, liria dhe hendbolli…

Kampionati 1999/2000

Ishte Federata e Hendbollit e Kosovës ndër të vetmet që nuk shpalli klubet, hendbollistët, trajnerët dhe punëtorët më të mirë të vitit 1999. Meqë garat pas luftës nisën në shtator, kryesia e Federatës, pas shumë konsultimesh doli me konstatimin se në këtëçast nuk do të bëjnë shpalljen e sportistit të vitit’, duke miratuar sugjerimete Federatës së Sportit të Kosovës “për ngrirjen e kampionateve që kishin realizim vjetor 50 për qind nga parashikimet”Në vitin 1999 garat filluan në shtator. Në bazë të kësajedhe shpallja e më të mirëve nuk do të mund të ishte korrekte. Kampionatit të parë të pasluftës i kanë paraprirë disa turne, siç ishte ai i Gjakovës dhe Prishtinës. kur u zhvilluan ndeshjet ndërmjet përfaqësueseve të Kosovës dhe të gazetarëve në të dy konkurrencat.

Kampionati 1999/2000 përmbylli një periudhë 50-vjeçare të hendbollit të Kosovës, Hendbollistet e Trepçës së Mitrovicës u
bënë fituese të Kupës së Kosovës për vitin2000.

Kampionati 2001/ 2002 u zhvillua me një rivalitet të denjë. Zgjerimi i Ligave, që nënkupton edhe shtimin e skuadrave te të gjitha grupmoshat,
bëri që deri në fund të kemi paqartësi sa i përket renditjes përfundimtare .

Në ligën e parë të femrave bënë gara tetë skuadra: Drita e Gjilanit, Kastrioti i Ferizajt, Ko-sova e Vushtrrisë, Prishtina, Samadrexha, Trepça e Mitrovicës, Vëllaznimi i Gjakovës dhe Vjosa e Shtimes.

Titullin e fituan hendbollistet e Kastriotit. të cilat ishin më të mira në përfundimtare. Fillimisht, në gjysmëfinale mundën Prishtinën, në të dy ndeshjet. Finalisti tjetër ishte Drita e Gjilanit, që pati punë shumë të vështirë për të fituar kundër Vjosës së Shtimes. Këtë e bëri vetëm pas ndeshjes së tretë.  Ndeshja finale në konkurrencën e femrave u zhvillua në Prishtinë. Kastrioti mundi Vjosëne Shtimes me rezultat 16:14 (7:8).

Kupën e Kosovës në konkurrencën e femrave Prishtina

Shiko profilin tonë ne Instagram na ndjekni për më të rejat/span>