Ndeshje në mesjavë kanë edhe hendbollistet, por jo kampionale. Të mërkurën e të enjten luhen takimet e rrethit të parë të Kosovës së Kosovës (femrat).
Të mërkurën janë ndeshjet: Dukagjini – Istogu (17:30), Prishtina – Llapusha (16:30), Vushtrria – KEK-u (17:30), Shqiponja – Jusuf Gërvalla (18:00). Istogu, Prishtina, Vushtrria e Shqiponja janë skuadra të kreut në Superligë dhe janë favorite për avancim tutje.

Të enjten janë ndeshjet: Drita – Ulpiana (17:00), Trepça – Samadrexha (16:30), Vëllaznimi – CLICK (18:15) dhe Kastrioti – Vjosa (17:00).