Ashtu si pritej kishte rivalitet në kryendeshjen e javës së gjashtë të Superligës së Kosovës për hendbolliste në mes të Prishtinës dhe Kastriotit të Ferizajt. Dhe në fund ndeshja e luajtur të dielen në kryeqytet nuk dha fitues, duke përfunduar me rezultat 22:22. Prishtina e nisi shumë më mirë ndeshjen duke krijuar epërsi deri në pesë gola, por ferizajaset nuk u dorëzuan dhe në fund e fituan pjesën e parë me rezultat 10:9. Në pjesën e dytë Kastrioti kishte epërsi prej katër golave në disa raste, por këtë herë lojtaret e Prishtinës nuk u ndalën dhe në fund e fituan një pikë.
Prishtina është e katërta me 9 pikë, kurse Kastrioti i pesti me 7.
Te Prishtina më efikasja ishte P. Prelvukaj me 5 gola, kurse te Kastrioti 10 gola i realizoi A. Basha.
Të dielen u luajt edhe ndeshja në mes të Dritës dhe Vushtrrisë. Fitore me rezultat 44:19 shënoi Vushtrria. Kështu skuadra vushtrriase u shkëput sërish në tabelë në vendin e parë. I ka fituar të gjitha gjashtë takimet e deritashme dhe udhëheq me 12 pikë, dy më tepër se Shqiponja e Istogu.

Prishtina – Kastrioti 22:22 (9:10)

Prishtina: Uka, Krasniqi 2, B. Krasniqi, Sefedini 3, Prelvukaj 5, Mekolli 1, Berisha, Hashani 3, Stagova 4, Sopjani, Matarova, L. Berisha, Zeqiri 1, Llapashtica, Fazlija 3

Kastrioti: Saliu 3, Stagova 1, Reqica 1, Basha 10, Trajkovska 1, Misini 1, Gashi 1, Salihu 4, Gurgurovci, Tërpeza, Rogova

Drita – Vushtrria 19:44 (7:21)

Drita: Daku, Hyseni, Rexhepi 5, Kqiku, Sadiku, Rudhani 3, E. Daku, Krasniqi 6, Pajaziti, Vokshi 5, Ramabaja, R. Kqiku

Vushtrria: Kelmendi, Gubetini, Aliu 7, Zymberi 3, Rama 1, Preniqi 4, Ahmeti 2, A. Kelmendi 7, Rrahmani 6, Selaci 1, Kasumi 9, Tahiri 4